E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shoqërohet në polici ish-deputeti Kastriot Islami

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami është shoqëruar mbrëmjen e kësaj të shtune në polici.

Gjatë kontrolleve për zbatimin e masave anti-covid nga uniformat blu, Islami u ndal tek diga e liqenit për mosmbajtjen e maskës. Efektivët i kanë kërkuar që të tregojë dokumentin e identifikimit për ta gjobitur.

Mirëpo, mendohet se Islami se nuk e kishte kartën e identitetit me vete dhe kjo ka sjellë edhe shoqërimin e ish-deputetit.

Ai ndodhet aktualisht në ambientet e komisariatit numër 2.

Vazhdo të lexosh

Reklamë