E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shoqërohet në polici i mitur që plagosi me thikë shokun e klasës

Është shoqëruar autori i mitur. Është kapur në banesën e tij në Domje

Është vënë në pranga nxënësi i cili goditi me thikë shokun e tij në gjimnazin “Qemal Stafa”.

Reklamë

Burime për gazetarin e Vizion plus bëjnë me dije se është shoqëruar në polici i mituri, i cili u kap në banesën e tij në Domje.

Dy nxënësit e përfshirë në sherr janë gjimnazistë të “Asim Vokshit” për për shkak se shkolla e tyre ëhstë në rikosntruksion, po zhvillojnë mësim në gjimnazin “Qemal Stafa”.

“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia./ vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë