Subscribe

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, është arrestuar pak pas mesnate, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, i kryer në bashkëpunim.

 

Forca të policies të mbështetur nga ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, shkuan në lokalin e Belerit në qendër të Hiramës, ku ai ndodhej në shoqërinë e disa personave. Agjentët e morën me vete duke e dërguar më pas në drejtorinë e policisë së Vlorës.

 

Prokuroria e qytetit bregdetar bëri të ditur se Fredi Beleri është arrestuar pasi në bashkëpunim me disa të tjerë ka premtuar dhe ka dhënë shuma parsash tek persona të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave.

 

Bashkë me Belerin, burimet bënë të ditur se është arerstuar edhe Pano Kokoveshi, edhe ai I akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

 

Aktualisht çështja po hetohet nga prokuroria e Vlorës e cila sqaroi se Fredi Beleri dhe disa të tjerë ishin prej pak kohësh nën hetim, nën dyshimet e korrupsionit zgjedhor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *