Subscribe

Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ka zhvilluar një takim me ministren e jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, pas shoqërimit të kandidatit të opozitës për Himarën, Fredi Beleri.

 

Lajmi bëhet me dije nga mediat helenase, të cilat referuar Ministrisë së Jashtme greke konfirmojnë takimin, teksa nuk bëhen me dije detaje rreth bisedës së ministres Xhaçka dhe ambasadores greke.

 

Në të njëjtën kohë, media greke Protohtema.gr, shkruan se kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ku sërish nuk zbulohen detaje të bisedës.

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka kërkuar që ngjarja të mos politizohet deri në publikimin e fakteve dhe provave që autoritetet mund të kenë dokumentuar.

 

Fredi Beleri u shoqërua gjatë natës, ndërsa dyshohet se është i përfshirë në shitblerje votash.

 

Ende nuk ka një reagim zyrtar që konfirmon akuzat e mundshme ndaj kandidatin të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *