Grupi i ‘Rithemelimit’ ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të sekretarit të Përgjithshëm të FRPD, Arvit Bushati.

 

‘Rithemelimi’ pretendon se Policia e Shkodrës nuk ka dhënë asnjë detaj apo motiv mbi shoqërimin e Bushatit.

 

Kjo mjafton që sipas ‘Rithemelimit ngjarja të jetë politike, ndërsa në reagim theksohet se nga ana e kësaj force politike është kërkuar sqarim mbi shoqërimin e sekretarit të Përgjithshëm të FRPD.

 

“Terr i plotë informativ mbi ndalimin e n/kryetarit të FRPD, Arvit Bushati. Policia e Shkodrës nuk pasqyron për median dhe publikun asnjë motiv të ndalimit të eksponentit të opozitës, duke ngritur pikëpyetje ligjore, por duke theksuar përdorimin politik të saj. Partia Demokratike, Shkodër ka kërkuar sqarime për ndalimin e Bushatit, por është ndeshur me paqartësi të Policisë”, theksohet në reagim.

 

Arvit Bushati u shoqërua në komisariat këtë të hënë, teksa ndodhej në një kafene pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër. Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me shoqërimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *