E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 40 minuta më parë
Video · Kronikë

Shoqatat e Ndërtuesve Shqipëri-Kosovë: Do riparojmë çdo dëmtim

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë solidarizuar me te prekurit nga termeti duke ofruar ndihmën e tyre për riparimin e ndërtesave.

Shoqatat do të fillojnë punën menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse.

 

SHOQATAT E NDERTUESVE TE SHQIPERISE DHE KOSOVES

Reklamë

 

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të tërmetit të ketyre ditëve.  Në vijim të  solidaritetit të fuqishëm njerëzor në ndihmë të të prekurve nga tragjedia natyrore, Shoqatat tona marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur.

 

Për çdo person apo organizëm i interesuar për ndërhyrje në riparimin të dëmtimit të pallateve, banesave shoqatat e ndërtuesve do të jenë në dispozicion pa ndërprerje.

 

SHOQATAT E NDERTUESVE TE SHQIPERISE DHE KOSOVES

 

Për çdo person apo organizëm shtetësor, qëndror dhe lokal, të interesuar për ndërhyrje në riparimin të demtimit të pallateve, banesave dhe strukturave të ndryshme, Shoqatat tona bëjnë me dije se do të jenë në dispozicion solidar 24 orë në pa ndërpreje në këto adresa:

 

Telefon: 00355 69 4091 670

 

Email: [email protected]

 

Së bashku, të gjithë ne si shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto kohë të vështira, thuhet ne njoftimin e dy shoqatave te ndertuesve.

Më shumë video

Reklamë