E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shoqata e transportit: Protokollet e sigurisë janë të pazbatueshme, qeveria të na dëgjojë

Përfaqësues të Shoqatës së Transportit publik kanë dalë sërish këtë të premte në protestë, pasi kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk realizohen kërkesat, nuk do të operojnë. Sa i përket protokollit të sigurisë, ata thanë se nuk mund të zbatohen në këto kushte, me arsyetimin se nuk kanë staf që të kujdesen për të ruajtuar distancën mes pasagjerëve.

“Nuk mund të fillojmë punë kështu, ne kërkojmë që të bëhet si në të gjithë Evropën. Nuk mund të bëjmë shpikje, nuk është asnjë vend që të shoferi të mbajë përgjegjësi për sjelljen e pasagjerëve, kjo është e papranushme. Kërkojmë të ulemi në një tryezë për të diskutuar kërkesat tona”, u shpreh një prej përfaqësuesve të shoqatave.

Vazhdo të lexosh