E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shoqata e personave me aftësi të kufizuar në protestë/ Të plotësohen kërkesat e pazgjidhura prej vitesh

Shoqata e personave me aftësi të kufizuar që nuk shikojnë, kërkuan në një protest para bashkisë plotësimin e disa kërkesave.

Shoqata “Shpresë për të verbërit” pretendon se bashkia e Durrësit duhet të plotësojë 7 pika, ende të pazgjidhura prej vitesh. Sajmir Farrici, president i kësaj shoqate, shprehet se sipas ligjit në fuqi ne duhet të kemi një mjedis për zyrë, ndërkohë që ata nuk kanë marrë prej vitesh kompensimin për energjinë elektrike si dhe lehtësirat për transportin public.

Protesta e tyre vjen si sensibilizim për bashkinë duke qenë se kjo kategori me aftësi të kufizuar e ka të pamundur për të bërë një jetë dinjitoze ashtu si njerzit e tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë