Shoqata e shoqërive të hidrokarbureve ka reaguar lidhur me akuzat për favorizim të disa kompanive të tregtimit të karburanteve.

 

Me anë të një deklarate për shtyp, shoqata shprehet se akuzat janë keqinformim për publikun dhe bëhen për qëllime përfitimi,.

 

Në deklaratë shoqata sqaron se çmimi për fuçi i cili po bie i referohet naftës së papërpunuar.

 

Ndërsa për sa i përket naftës për transport varet nga kuotimi dhe çmimet që vendosen nga PLATT’S.

 

Shoqata pretendon gjithashtu se kompanitë po shesin me humbje.

 

Deklarata e plotë: 
Duke pare keqinformimin qe i behet opinionit publik nga persona jo te fushes, qe spekullojne
dhe kerkojne te manipulojne informacionin e qe ne kohe krizash shfaqen me shumice vetem per
te marre eperfituar kapital politik detyrohemi te sqarojme:
Te flasesh per cmimin per fuci e te besh krahasim me cmimin e shitjes se karburantit ne pikat
qe tregtojne me pakice, nuk eshte gje tjeter vetem nje shfaqje e nje injorance te thelle ne
ekonomine dhe tregtine e naftes.
Fucia esht tregues i naftes se pa perpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se cfare) pasi
rafinerite nuk po e kerkojne pasi me keto cmime ato dalin me humbje. Nafta per transport, pra
per makina ndryshe nga ajo ne fuci, ne treg varet nga kuotimi qe i behet cdo dite cmimit ne
publikim e cmimeve PLATT’S dhe behet ne USD per ton. Ky cmim po rritet pavaresisht se nafta
e pa perpunuar (fucia) ka pesuar pak renie, kjo se duke u ulur kerkesa per nafte te pa perpunuar
(fuci), rafinerite po krijojne mungese ne treg te naftes per transport (makina).
Po te flasim “per marakun” se bordi po favorizon kompanite kushdo mund te verifikoj nga
bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lek per liter shpenzime operative nuk u lejohet kompanive
ti perfshijne ne cmimin e tabeles.
Per nje verifikim real e koherent ju bejme me dije se nga korigjimi i cmimit i dt 1.6.2022
cmimi i publikuar ne Platt’s, usd per ton tregon se nafta per makina eshte rritur me + 26 $/toni.
dhe benzina + 17,5 $/toni.
Kjo do te thote se deri ne korigjimin e bere nga bordi, vetem per kete efekt, kompanite shesin
me humbje -3 leke/lit naften dhe -2,7 leke/lit benzinen.
Se fundmi keta gjitholog qe japin kaq mendje te vlefshme i ftojme te gjejne operatore te rinj
qe te hyne ne kete treg meqenese shikojne kaq fitime te medha. Ky sistem qe kemi zgjedhur kete
ka si ilac per cmime te pa drejta qe pretendohen dhe jo fjale dhe retorike boshe.
Me poshte gjeni dhe perllogaritjet:
Shoqata e The Association
Shoqërive të Of the
Hidrokarbureve Hydrocarbon Societies
TIRANA-ALBANIA TIRANA-ALBANIA
Ëebsite: ëëë.albhydrocarbon.com
*************************************************************************
Adresa: Blv: “Dëshmorët e Kombit” Dy Kullat, kulla 2, Kati 9, Email: [email protected] Tel: 04 22 80 222
Mbyllja e cmimit ne Platt’s ne date 01.06.2022:
1. Benzina 1396.50 $/Ton
(+ 17.5 $/Ton nga mbledhja e fundit)
2. Diesel 1270 $/Ton
(+ 26 $/Ton nga mbledhja e fundit)
3. Kursi i kembimit: 112.82 (- 0.1 nga mbledhja e fundit)
Çmimet tavan:
Diesel:
Shumica = 239 leke/litiri nga 236 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Tabela =251 leke/litiri nga 248 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Benzina:
Shumica = 234 leke/litiri nga 232 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Tabela = 246 leke/litiri nga 244 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Gazi për auto (sipas faturës):
Shumica = 78
Tabela = 90
Me respekt
Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve
Luigj Alijaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *