E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shokon nëna e 5-vjeçares: Vajzën e vrava unë!

Një vajzë 5 vjeçare u zhduk të hënën në Tremestieri Etneo (Katania), te Italise.

 

Mediat e huaja bëjnë me dije se e mitura Elena Del Pozzo, u gjet e vdekur. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

 

Reklamë

E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin.

 

Ndërkohë rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

 

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë