Kate Upton po bën përgatitjet e fundit për dasmën me partnerin e saj prej disa vitesh tashmë, sportistin Justin Verlander, por kjo s’do të thotë që zemra e saj i përket vetëm atij.
Në një intervistë për revistën prestigjoze “People”, aktorja e “The Other Woman” ka treguar se adoptimi i qenushit Harley i ka ndryshuar tërësisht jetën duke e kthyer këtë të fundit në gjënë më të shtrenjtë në zemrën e saj.
“Ai është padyshim fëmija im”, – shprehet Upton. “Udhëtoj shumë me të dhe e marr me vete kudo ku shkoj. Mund të them që është mashkulli më i rëndësishëm i jetës sime. Më ka ndryshuar tërësisht!”.
Nuk e dimë si ndihet Justin pas kësaj deklarate të Kate, por besojmë se ai duhet të jetë mësuar tashmë…fundja, nuk është se ka zgjidhje tjetër!