Është luajtur java e tetëmbëdhjetë e Premier League këtë të shtunë, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë.

 

Manchester City u mposht në shtëpi me rezultatin 2 me 3 përballë Crystal Palace, duke shënuar kështu humbjen e dytë sezonale.

 

Ekipi I Guardiolës edhe pse kaloi I pari në avantazh ne minutën e ‘27 të pjesës së parë, me mesfushorin Gundogan, nuk arriti të ruante epërsinë pasi Crystal Palace arriti të shënonte brenda dy minutave minutave dy gola.

 

Ndërsa në minutën e ’51 Luka Milivojevic nëpërmjet një penalltie arriti të thellonte epërsinë duke shënur golin e tretë.

 

Por ndonëse belgu De Bryne arrit të ngushtonte diferencën në minutën e 85’ ekipi i Cityt nuk arriti të merrte një rezultat pozitv duke thelluar me 4 pikë diferencën me Liverpool, I cili është në krye të renditjes.

 

Por krahas Cityt, një rezultat negative mori edhe ekipi I Chelsea.

 

Blutë e Londrës zhgënjyen në shtëpi përballë Leicester City pasi u mundën me rezultatin 0 me 1.

 

Goli I shënuar nga sulmuesi anglez Jamie Vardy në minutën e 51 I shuajti përfundimisht shpresat e bluve të Londrës pavarësisht përpjekeve të tyre.

 

Ndërkohë Aresnal, I cili luajti më herët, fitoi përball Burnley me rezultatin 3 me 1.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *