E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shoferja humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, dëmtohen rëndë tre vajza në Vlorë

Një aksident i rëndë është shënuar pak pas mesnatës në hyrje të autostradës së Vlorës.

Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se për shkak të shpejtësisë, një automjet që drejtohej nga një vajzë është përplasur me bordurën.

Reklamë

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesja e mjetit, por edhe tre vajza të tjera që ishin pasagjere.

Këto tre të fundit, kanë marrë lëndime të mëdha dhe ndodhen në spital. Njëra prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në kokë, tjetra ka thyer duart dhe këmbët, ndërsa vajza tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri.

Drejtuesja e mjetit është në gjendje më të mirë dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë, për të vijuar me procedurat e tjera./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë