E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shoferi shpëton gjimnazistët

Manovrimi i shoferit të një autobusi shmangu një aksident, i cili mund të kishte pasoja të rënda për 40 gjimnazistë nga Mallakastra. Ngjarja ndodhi në aksin Korçë-Dardhë ku në ngjitje të majës së Bigllës në 1640 metra lartësi, autobusi pësoi defekt në sistemin e marsheve. Mjeti ka qenë në ecje e sipër kur pësoi defekt, ndërkohë që manovrimi në kohë i drejtuesit shmangu rënien nga lartësia. Për gati 1 orë, trafiku u bllokua në zonë ndërkohë që u desh ndërhyrja e një mjeti të tonazhit të rëndë që bëri spostimin e autobusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë