Shoferi i dehur përplas tre makina në Berat (EMRI)

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në qendër të qytetit të Beratit. Një 59-vjeçar i dehur, që ishte duke drejtuar me shpejtësi mjetin tip “Ford Fokus”, me targa AA 607 GG, ka përplasur 3 mjete në afërsi të Gjykatës së Beratit.
Mjetet kanë lëvizur disa metra pasi goditja mes tyre ka qënë e fuqishme,ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i TAP-it. Si pasojë e aksidentit,për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi në njërin krah, në aksin e vetëm që përshkron qytetin e Beratit. Aksidenti i rëndë ka shënuar dëme ne materiale tek të treja mjetet e përfshira në aksidentin që shkaktoi 59-vjeçari i dehur në timon.
Ekspertë të policisë rrugore që kryen edhe kqyrjen e vendngjarjes, i kanë bërë 59-vjeçarit Lavdi Çuçka edhe testin e alkolit, nga i cili ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur, në masën rreth 1 miligram për litër. Menjëherë pas testit të alkoolit, policia ka ndaluar shetatsin Lavdi Çuçka, shkaktarin e këtij aksidenti të rëndë, që fatmirësisht nuk shënoi asnjë të lënduar në këtë aks mjaft të populluar.






