Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Beratit.

 

Mësohet se një mjet, që drejtohej nga person, i cili ishte në gjendje të dehur, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi. Për pasojë, mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” dhe është larguar me shpejtësi, por pak metra më tutje ai është përplasur edhe me tre mjete të tjera.

 

Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy shtetas, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

 

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *