Kronikë
Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal, dy të lënduar në Fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës” në Fier.
Vizion Plus mëson se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Reklamë
Të lënduarit janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




