Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

 

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit ka  humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash.

 

Shoferi i kamionit ka marrë lëndime, ndërsa për blutë ai ka thënë se nuk e kuptoi se di e humbi kontrollin e mjetit.

 

Ai ka dyshime se në aksin rrugor të ketë pasur prani të vajit.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zhvendosjen e kamionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *