Trupi i njeriut ka nevojë për antioksidantët për të mbrojtur qelizat e shëndetshme kundër kimikateve të dëmshme të njohura si radikalet e lira. Këto të fundit janë mjaft reaktive, me potencialin për të dëmtuar qelizat dhe për të shkaktuar një sërë sëmundjesh përfshirë dhe kancerin.

 

Ato formohen natyrshëm në trup, por disa toksina mjedisore mund t’i përmbajnë gjithashtu ose mund të stimulojnë qelizat për të prodhuar më shumë nga ato. Për të parandaluar radikalet e lirë ju keni nevojë për antioksidantë. Ndonëse ata prodhohen natyrshëm nga trupi ynë (antioksidantë endogjenë), nuk janë të mjaftueshme për të luftuar qindra toksina, ndotës dhe të gjitha kimikatet e dëmshme që sulmojnë qelizat tona çdo ditë.

 

Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për antioksidantë ekzogjene të marra nga frutat, perimet apo ushqimet e tjera, ndaj më poshtë Living liston të gjitha ushqimet që mbrojnë organizmin tonë.

 

Hudhër
Rrushi
Boronica
Jeshillëqet ( Sa më e errët ngjyra, aq më shumë antioksidantë)
Fasule pllaqi
Çokollata e zezë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *