Një aksident është regjistruar në në autostradën Lushnjë- Fier, në afërsi të Savrës. Dy mjete, në tentativë parakalimi, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi “Fuoristrada” me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës,rreth tre metra i thellë. Me këtë automjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë nuk janë lënduar. Raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

 

Në automjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte drejtuesi, rreth 30 vjeç me bashkëshorten, nënën dhe motrën e tij. Asnjë nuk është lënduar pasi automjeti është ndaluar nga barriera anësore metalike dhe nuk ka dalë nga rruga. Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *