E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shmanget përplasja e tragetit në Vlorë

Moti i keq me reshje dhe me erë të fortë që përfshiu Vlorën pasditen nuk kaloi pa incidente.

 

Trageti i linjës Vlore- Brindisi është përplasur në kalatë. Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

 

Reklamë

Janë dashur afro dy orë punë për të bërë të mundur shkëputjen e tragetit nga kalata në RAD nëpërmjet një rimorkiatori. Pas ndërhyrjes se autoriteteve portuale situata është normalizuar.

 

Ndërkohë moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë deri në 6-7 ballë ka sjell dhe pezullim të lundrimit.

 

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të niset sot drejt Italisë. Ndërsa anijet e vogla kanë marrë njoftim të mos dalin në lundrim deri në një urdhër të dytë nga kapitaneria e portit.

Më shumë video

Reklamë