Fenomeni i mbledhjes së borxheve përmes mashtrimit dhe shantazhit është kthyer në shqetësim për qytetarët.

 

Ata marrin telefonata që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë.

 

Për të kërkuar që të mos bini pre e kësaj skeme mashtruese, ka reaguar Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

 

“Telefonatat dhe shkresat që dalin nga e njëjta skemë shoqërish të lidhura me njëra-tjetrën, përdorin emrin dhe atributet e përmbaruesit për të impresionuar dhe shantazhuar qytetarët e thjeshtë dhe për t’i bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena. Shumë qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme të mashtrimit publik, duke paguar borxhe ose detyrime financiare që nuk u përkasin, apo që nuk i korrespondojnë detyrimit real. Mijëra familje në nevojë kanë menduar se prapa këtyre shkresave dhe telefonatave qëndron shteti, me një përmbarues që do vijë t’u sekuestrojë pagën, shtëpinë, makinën, apo biznesin. Fenomeni i bërjes së “përmbarimit” me telefon ose me shkresa që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor gjyqësor – është intensifikuar në përmasa të tilla që, tashmë ka dalë jashtë kontrollit shtetëror.”

 

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *