E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkurtohen procedurat për biznesin

Ka afro një muaj që Qendra e Regjistrimit të Biznesit është bashkuar me atë të licencimit, duke krijuar kështu një sportel të vetëm për të gjithë. Për këtë projekt është punuar për disa vite, dhe shërbime të reja do të vijnë në këto sportele me qëllimin e vetëm që të shkurtohen procedurat dhe koha e sipërmarrësve. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik ka bërë një vizitë të papritur në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të parë radhën dhe cilësinë e shërbimit. Një problem që kërkon më shumë angazhim është rakordimi i të dhënave që merren nga tatimet me qendrën e regjistrimit. Burokracitë në këtë korrespodencë në shumë raste i kërkojnë biznesit më shumë se 6 muaj kohë, edhe pse regjistrimi bëhet brenda ditës.

 

 

Më shumë video

Reklamë