E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Vendi

Shkurti: Saranda hap dyert 365 ditë të vitit, “bum” prenotimesh për festa

Mbrëmjen e kësaj të hënë në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, u diskutua për festat dhe sa shpenzojnë shqiptarët, por dhe si përjetohen në qytetet tona.

Në një lidhje me “SKYPE” shefja e Kabinetit në Bashkinë e Sarandës, Eliana Shkurti, theksoi se qyteti bregdetar ndryshe nga vitet e tjera këtë viti i ka hapur dyert në 365 ditë.


Ajo tha se Saranda tashmë po vizitohet edhe përgjatë dimrit, ku bizneset kanë prenotime të shumta të ditëve të festave.

“Kemi dekoruar bulevardin, shptëpiza Krishtlindjes, këndin e traditës, këndin e fëmijëve. Bashkia i ka marrë të gjitha masat që çdo natë të ketë aktivitete”, u shpreh Shkurti.

Reklamë

Sipas Shkurtit Saranda vërtetë që nuk ka borë, por ka shumë destinacione të tjera që tërheqin vizitorët përgjatë gjithë vitit.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë