Subscribe

 

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se Maqedonia mund të abstenojë gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

 

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror serb, Brnabiç sqaroi se i ka thënë homologut të saj maqedonas se vota e Maqedonisë në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, nuk i shërben interesit te përbashkët.

 

Lidhur me këtë, Brnabiç theksoi se vendimi i Zaev për këtë çështje, është që Serbia dhe Maqedonia t’i përmbahen marrëveshjeve mes tyre.

 

 “Zaev tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk do të jetë temë debati këtë vit, por edhe nëse bëhet, është e rëndësishme që të gjithë ne t’i përmbahemi marrëveshjeve tona. Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe pres që homologët tanë rajonal të mbajnë fjalën e tyre.”

 

Mediat serbe shkruajnë se gjatë takimit ne Durrës, Brnabiç e ka ftuar Zaevin të vizitojë Serbinë në muajin nëntor të këtij viti. Ata kanë biseduar edhe për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *