Subscribe

Përpara zgjedhjeve të korrikut në Bullgari, mundësitë për një marrëveshje mes qeverisë teknike e Shkupit duken shumë të pakta, ndërsa samiti i radhës i liderve të BE do të mbahet në muajin qershor.

 

Përkundër kësaj, komisioni i historianëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk jep asnjë sinjal për progres ndërsa ekspertët shprehen se ndërmjetësimi politik nuk ndihmon aspak.

 

MIRE MLLADENOVSKI

SHOQATA E ARSIMTAREVE TE HISTORISE

“Nuk shoh çfarë mund të bënin më shumë shkencëtarët nga ajo që është bërë. Nëse bëhet fjalë për ndonjë ndihmë politike, ajo është çështje tjetër. Por nuk di çfarë kombinimi mund të bëhet mes shkencës dhe politikës, pasi janë çështje që e kundërshtojnë njëra tjetrën. Politika ka qëllime të caktuara dhe nuk bazohet në parime, për dallim nga shkenca që doemos të bazohet në fakte. Çështja e vetëdijes dhe historisë kombëtare maqedonase është temë e kryer.”

 

Ndërkohë, historiani bullgar, Anton Pançev vlerëson se historianët nga rajoni, posaçërisht nga Shqipëria e Kosova, do të mund të ndihmonin por nuk do të pranonin të përfshiheshin në çështjet e vendeve fqinje, për arsye politike.

 

ANTON PANÇEV

HISTORIAN BULLGAR

“Ne i kemi dokumentet. Secili historian duhet t’i lexojë dhe të jape mendimin e tij. Nuk ka nevojë për ekspertë ndërkombëtarë, por ka shumë historianë të zotë, mund të marrin pjesë, por nuk do ta tejkalojnë problemin, sepse e shohim se përfaqësuesit e Shkupit thjeshtë mohojnë faktet historike.”

 

Takimet e deritanishme të Komisionit të historisë, kanë përfunduar pa rezultate konkrete. Dallimet mbeten të skajshme për tekstet shkollore, për figurën e Car Samoilit dhe atë të Goce Dellçevit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *