Seanca e parlamentit të Maqedonisë për finalizimin e fazës së tretë të ndryshimeve kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, pritet te vijoje sot ne dreke. Miratimi i amendamenteve kushtetuese kërkon 80 vota, per te cilat kryeministri Zaev është shprehur optimist se do t’i siguroje. Ndërkohe edhe sot pritet të mbahen protesta nga opozita kundër ndryshimeve kushtetuese.

 

Nje dite me pare lideri i mazhorances Zoran Zaev tha se politika ne Maqedoni duhet te zgjedhe mes integrimit dhe izolimit. Por sipas opozitës, amendimet kushtetuese per emrin e ri te vendit, nuk kane mbështetjen e qytetareve, por vetëm te një grupi te caktuar deputetesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *