E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shkup, protestë kundër gjykatës

 

Qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë protestuan për të kërkuar drejtësi për Almirin, 4 vjeçarin nga Kumanova i cili ndërroi jetë, pasi u përplas qëllimisht me makinë nga një maqedonas.

 

Protestuesit u mblodhën para selisë së qeverisë, ndërsa më pas u zhvendosen tek Gjykata Themelore e Shkupit.

Reklamë

Me pankarta në duar ata thane se drejtësia duhet vendosur për ketë krim, për shkak se autori u lirua pas ndryshimit të akuzës nga vrasja me paramendim, ne aksident.

Një ditë më parë, ministri shqiptar i Drejtësisë, Bilen Saliji dha dorëheqjen pikërisht për ketë çështje, duke theksuar se rigjykimi i çështjes lëkundi përkushtimin e shumicës për reforma në gjyqësor.

Më shumë video

Reklamë