Subscribe

Ndonëse është shënuar përparim ne negociatat maratonë te krerëve të katër partive kryesore në Maqedoni, ende nuk ka një pakt që të shënojë fundin e krizës politike në vend. Burime jo zyrtare thonë se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për çështjen e listave zgjedhore dhe për ligjin për median, por janë ndarë për çështjen e kompetencave të Ministrit të Punëve të Brendshme. Partitë opozitare kërkojnë kontrollin e këtij dikasteri deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, si një garanci për një proces të drejtë dhe të pavarur. Por kjo kërkesë ka hasur në rezistencën e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Mungesën e një marrëveshje politike në Maqedoni e ka konfirmuar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup Avio Orav, por pa specifikuar se kush ka qenë çështja që ka ndarë palët. Presioni i ndërkombëtarëve në Maqedoni per zgjidhjen e krizës politike ka qene shume i larte. Kohet e fundit vendin e ka vizituar diplomati gjerman Hajndell dhe më pas me vizitën e ndihmës sekretares amerikane Nuland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *