E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shkup, debat për Marrëveshjen e Prespës

Në Shkup po zhvillohet faza e dytë e debatit në komisionin parlamentar për çështjet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës. Qeveria e Zoran Zaev i konsideron ndryshimet kushtetuese si një shans të pakthyeshëm për integrimin, ndërsa sipas opozitës, procesi është jokushtetues. Kryeministri ka apeluar të tejkalohen paragjykimet partiake dhe të bëhet kujdes me të ardhmen e vendit.

 

Ndërkohë, pas përfundimit të debatit të sotëm, pritet qe çështja të kalojë në seancë parlamentare ditën e hënë. Nëse nuk do të arrihet shumica prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Marrëveshja me Greqinë parashikon zbatimin e amendamenteve deri në fund të vitit 2018.

Më shumë video

Reklamë