Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në...

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve”,...

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet komunave iu...

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen...

“Shkundet” bashkia e Fierit! “Arrest shtëpie” për zyrtarët e lartë, nuk arkëtuan tarifat e parkimit

24 Korrik 08:52

Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me Policinë, në një operacion të beftë në orët e vona të mbrëmjes së 23 korrikut vunë nën akuzë 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, mes të cilëve edhe ish-nënkryetaren e bashkisë, Adela Hysenaj.

Dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, janë në mes të akuzuarve me masa “arrest shtëpie” apo “pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë vendit”.

Konkretisht, ata akuzohen se duke mos vepruar për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor, nuk kanë arkëtuar 40 milionë lekë në arkat e institucionit.

Gjithashtu akuzohen se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit.

“Arrest shtëpie” u dha për 34-vjeçaren Hysenaj, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Arrest në shtëpie” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Vasil Ceku, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren , “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për Anisa Cjapi, 38 vjeçe, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, dhe “Ndalimi i daljes jashtë vendit” për Martin Dodin sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

– “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Bashkia fier Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit parandalojnë përhapjen e zjarrit

më shumë...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

më shumë...

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet çatia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

4:51

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

4:21

Inteligjencë artificiale me “frena”, drejtuesit e “Anthropic”:...

4:00

“Është numri një”, Kroos tregon favoritin e...

3:49

Kosova me Qeveri të re! Kuvendi miraton...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Parandalohet krimi në Rrogozhinë, i riu kërcënon me kallashn...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.