Subscribe

Kane mjaftuar vetëm dy orë reshje shiu që lumi Shkumbin te çaje argjinaturën në fshatin Çermë dhe te vërshojë drejt fshatrave te zonës. Me qindra hektarë toke janë nën ujë, ndërsa raportohen edhe 30 banesa të përmbytura. Zonat më të prekura janë Thanasaj, Çerme e Sipërme, Çermë-Proshke, Çermë-Shkumbin. Banesat janë objekte pa leje të ndërtuara ne argjinaturën e Shkumbinit. Rritja e nivelit të ujit në Çermë ka bere qe 20 familje te evakuohen për shkak të rrezikut që u kanoset nga dalja e lumit Shkumbin. Gjatë mbrëmjes se te mërkurës u evakuuan 19 familje ndersa njëra prej tyre e përbërë nga 20 familjare, nuk ka pranuar të largohet. Largimi i familjes Beqir Kocanaj është bere në orët e para të mëngjesit.
Ministria e Mbrojtjes ka nisur drejt Lushnjës 50 trupa të Forcave të Armatosura. Në Çermë, e cila është edhe zona më e prekur ndodhen 3 fadroma, 2 traktorë me zinxhirë, ekskavatorë. Edhe në zonën e Divjakës raportohet se qindra hektarë tokë janë nën ujë. 200 hektarë toke bujqësore e mbjelle është e përmbytur ne zonën e Terbufit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *