Policia e Shtetit nuk ka mundur të arrestojë për të disatën herë Kelment Balilin, të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Informacionet se ai fshihej në fshatin Stiar në Delvinës rezultuan jo të sakta pas rrethimit që forcat RENEA dhe FNSH I bënë zonës mbrëmjen e së dielës.

Megjithatë në këtë operacion policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë me rekorde kriminale.

Bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe Abedin Kuci, i njohur ndryshe si një nga të fortët e Sarandës.

Petro “Abedin” Kuci rezulton I arrestuar edhe ne 2016 ne kuader te operacionit “Quaranta” ne Sarande ku u sekuestrua lende narkotike por nuk dihet sesi ka perfunduar serish I lire.

Abedin Kuçi është kushëri  I Kelment Balilit dhe person I skeduar nga policia e shtetit.

Bashkë me të u arrestua edhe një shtetas nga Vlora, emri I të cilit nuk është bërë i ditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *