E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkrumbohet shtëpia në Patos

Një shtëpi është shkrumbuar tërësisht, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një fëmijë që ka qënë në gjumë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin naftëtar të Patosit. Shtëpia që është pronë e familjes Asqeri Ymeti dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit. Dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike. Në momentet e përhapjes së flakëve në shtëpi ka qenë vetëm një pjesëtar i kësaj familjeje që ka qenë në gjumë. Për shkak të nxehtësisë së krijuar ai është zgjuar nga gjumi dhe ka parë orenditë shtëpiake të përfshira në flakë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Patosit. Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të zjarrit është arritur të shumë dhe flakët. Por dëmet janë të konsiderueshme. Ky është një nga shumë rastet e zjarreve në banesa në rajonin e qarkut Fier. Kryesisht zjarret në banesa janë shkaktuar nga shkëndijat elektrike si dhe bombolat e gazit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë