E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkrumbohet shtëpia në Maliq, shpëtojnë familjarët (FOTO)

Një shtëpi në fshatin Vlocisht të bashkisë së Maliqit është djegur plotësisht nga zjarri.

Në momentin e zjarrit, brenda banesës ka patur familjarë të cilët për fatin e mirë kanë arritur të dalin pa marrë lëndime nga flakët që janë përhapur me shpejtësi.

Reklamë

Paraprakisht, ekspertët e shërbimit zjarrfikës dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga një defekt në sistemin elektrik.

Ka qënë shërbimi zjarrfikës I bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa u përhapur në banesat e tjera ngjitur me atë të përfshirë nga zjarri.

Përpos policisë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe kryebashkiaku Gëzim Topçiu I cili është shprehur se institucioni i pushtetit lokal do të bëjë gjithçka duhet për sistemin e familjes në një banesë tjeter e me pas nëpërmjet këshillit bashkiak do të bëhet e mundur çelja e një fondi për rindërtimin e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë