E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkrumbohet parcela me rrush në Berat

Një zjarr ka përfshirë një vreshtari me rrush në lagjen “Uznovë” në Berat.

 

Zjarri ka rene orës 16:45 në parcelën e shtetasit Y.K, e cila ishte e mbjellë e gjitha me fidanë rrushi.

 

Reklamë

Flakët kanë përparuar me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era dhe në momentin e mbërritjes së zjarrëfikësve që janë përpjekur të shuajnë flakët, parcela është shkrumbuar e gjitha.

 

Në vendngjarje nuk kanë shkuar vetëm forcat e Repartit Zjarrëfikës, por edhe forcat e policisë, që do të kryejnë edhe hetimet e nevojshme, për të zbuluar shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit.

 

Rreth 1 dylym me fidanë rrushi në këtë parcelë janë shkrumbuar totalisht, ndërkohë që paraprakisht mendohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë