E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkrumbohet nga zjarri makina në Fier

Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Po ashtu, në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e zjarrit në automjet.

Nuk raportohet për të lënduar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë