Një makinë është shkrumbuar mëngjesin  e sotëm  teksa ka qenë në ecje në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Sipas policisë, sot rreth orës 09:15 ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *