E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkrumbohet magazina në Bulqizë

Një magazinë me mallra ushqimore në fshatin Shupenzë në Bulqizë është shkrumbuar nga flakët, mbrëmjen e së dielës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se si pasojë e rënies së zjarrit, është djegur një sasi e konsiderueshme e artikujve ushqimorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që paraprakisht mendohet që ai të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, në një nga frigoriferët e magazinës. Vlerën e dëmit pritet ta përcaktojnë ekspertët.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë