Subscribe

Këto janë pamjet e një ditë pas zjarrit masiv që përfshiu fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Çdo gjë e shkrumbuar dhe e mbuluar me tym, ndërsa dëmet mendohet të jënë të pallogartishme, por shkaqet mbeten ende të paqarta.

 

Zjarri ra brenda ambienteve të fabrikes rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të shtunës dhe me angazhimin e forcave të shumta zjarrëfikse, me 200 policë  dhe vullnetarë,  jo vetëm nga Tirana bënë të mundur shuarjen e zjarrit vetëm në orët e para të ditës së sotme.

 

Disa prej zjarrfikësve që kanë qenë në luftë me flakët kanë pasur probleme shëndetësore, ata janë helmuar nga lëndët që po digjeshin në fabrikë.

 

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka pasur punonjës por vetëm rojet të cilët kanë qënë në ambientin e jashtëm të godinës. nga përhapja e flakëvë nuk ka pasur asnjë person të lënduar, policia bëri të mundur evakuimin e banorëvë që jeton aty pranë dhe bllokoi për disa orë kalimin në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Gjithashtu efektivët e policisë evakuuan dhjetra persona që ishin në një lokal dasmash që ndodhej pranë makazinës në momentin që shpërtheu zjarri.

 

Lëndët kimike që ndodheshin brenda fabrikës kanë ndihmuar që zjarri të përhapej dhe të shkaktonte dëme të shumta materiale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *