Subscribe

Një banesë 1 katëshe u shkrumbua nga flakët e zjarrit në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

 

Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa fatmirësisht arriti të shpëtojë kryefamiljari 85 -vjeçar i cili gjendej i vetëm në banesë. Të parët që i erdhën në ndihmë ishin fqinjët e më pas shërbimi zjarrfikës dhe policia.

 

PAL TOMA, BANOR I ZONËS

Ishte ndërhyrje e vështirë , ai është edhe i moshuar , po çfarë nuk kishte mbledhur këtu.

 

Operacioni për shuarjen e flakëve zgjati për me shumë se 1 orë dhe drejtuesit e shërbimit zjarrfikës thonë se ndërhyrja u vështirësua për shkak të sendeve të vjetra që gjendeshin brenda.

 

MUHAMET SMAJLI SHEF I SEKTORIT TË PARANDALIMIT

Ne jemi lajmëruar në 8 e 51 minuta,  banesa kishte shumë materiale të djegshme dhe kjo na i vështirësoi shumë punën.

 

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve në vendin e ngjarjes vështirësohet edhe për shkak të mungesës së adresave.

 

MUHAMET SMAJLI SHEF I SEKTORIT TË PARANDALIMIT

 

“ Edhe gjetja e shtëpisë ishte e vështirë , sepse kishte shumë rrugë të ndryshme, shumica të marrin në telefon, por nuk e japin adresën e saktë.

 

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *