Dy automjete janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës.

Mësohet se makinat kanë qenë në pronësi të shtetasit T. Kaçani. Flakët e zjarrit kanë përfshirë automjetet rreth orës 03:17 pas mesnate.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *