Subscribe

Zjarri ka përfshirë këtë te diele pyjet ne fshatin Koçaj te njësisë administrative Fushe-Bulqize. Per pasoje, raportohet se 10 hektarë me dushk dhe shkurre janë shkrumbuar nga flakët. Zjarri i ndihmuar nga era e forte u përhap me shpejtësi, duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive te fshatit Koçaj. Flakët e para janë pikasur nga banoret e zonës, te cilët njoftuan menjëherë përfaqësuesit e pushtetit vendor pranë bashkisë Bulqize.
Menjëherë ne vendngjarje ka shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës. Te ndihmuar edhe nga banoret, ata arritën qe ta vene zjarrin nen kontroll duke shpëtuar kështu edhe dhjetëra hektarë të tjerë që rrezikonin të shkrumboheshin plotësisht në Bulqizë. Megjithatë demet llogariten te jene te mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *