E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarri rrezikon Bërdicën, betejë me flakët gjatë gjithë natës

Edhe Shkodra nuk i ka shpëtuar përballjes me flakët e zjarrit, që në pak minuta shkrumbuan 10 hektarë me shkurre. Zjarri ra në fshatin Mali Hebe në një kodër dhe i favorizuar nga era ka vijuar në drejtim të fshatit Bërdicë e Madhe. Si pasojë e flakëve u rrezikuan edhe banesat aty pranë.

 

Zjarrfikëset janë shpërndarë në disa anë për të siguruar që flakët të mos i afrohen banesave dhe qytetarët të jenë të sigurt. Zjarri ka vijuar gjate gjithë natës deri në orët e mëngjesit, por zjarrfikëset e kanë vunë nën kontroll. Situatën e ka ndjekur nga afër edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

 

Reklamë

Ndërkohë emergjencat civile bëjnë me dije se në 24 orë orët e fundit në të gjithë vendin kanë qenë aktive 10 vatra zjarri, kryesisht në qarkun e Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës.

 

Më shumë video

Reklamë