E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Shkruante fjalë të turpshme”/ Gjyshja e 14-vjeçares së abuzuar: Drejtori ngacmonte edhe me SMS

Pas arrestimit të Adriatik Haxhillarit, drejtorit të shkollës që ngacmoi seksualisht  dy nxënesit e tij, 14 vjeçe, në fshatin Stropckë të Pogradecit, familjarët e të miturave tregojnë marrëdhëniet që ato kishin me mësuesin.

 

Reklamë

Gjyshja e një prej vajzave tregon se përveç ngacmimeve gjatë orëve të mësimit, Haxhillari u dërgonte edhe mesazhe ne telefon.

 

Reklamë

“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën”, u shpreh gjyshja e një prej vajzave të ngacmuara.

 

Ajo kërkon dënimin maksimal për Haxhillarin në mënyrë që ai të bëhet shembull që ngjarje të tilla mos të përsëriten me.

 

“Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin.”

 

Policia, në prani të psikologëve, ka marrë në pyetje dy vajzat e mitura, të cilat kanë zbuluar me shumë detaje nga sjellja e drejtorit të shkollës, ndërsa pas pezullimit nga detyra ai u arrestua.

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë