Subscribe

Ajo ka një lidhje të veçantë me një burrë të martuar dhe mendon se thelbësorja në jetë janë marrëdhëniet seksuale. Ai mendon ndryshe. Për të thelbësorja është arkivi i institutit ku punon. Për shoqërinë gjermane, thelbësorja është të ndriçojë atë çka është e errët nisur nga e shkuara naziste. Romani është provokues i gjermanes Iris Hanika, që 6 vjet më parë fitoi çmimin europian për letërsinë tanimë vjen edhe në shqip.

Thelbësorja transformohet në diçka mjaft të ndryshme për gjithsecilin personazh. Disa mendojnë se ky është një libër i trishtë, sepse rikthehet në të shkuarën e Gjermanisë, në Aushviç ndonjëherë e menjëherë më pas në çaste intime. Unë mendoj se çdo popull duhet të njohë të shkuarën për të ndërtuar të ardhmen. Kanë kaluar 70 vite nga koha kur kanë ndodhur këto ngjarje në Gjermani, e koha na bën ti kujtojmë kështu. Marrëdhënia me të shkuarën besoj se do ta bëjë tërheqëse këtë libër edhe në shqip”.

Megjithëse biseda me shkrimtaren orientohej drejt së shkuarës, Iris Hanika nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për valën e emigrimeve në Gjermani.

“Politika gjermane për pranimin e emigrantë nuk ka nisur tani dhe nuk ka nisur me Merkel. Ajo nuk i ka marrë e vetme vendimet, të paktën këto 20 vite. unë mendoj dhe besoj që gjermania do t’ia dalë, përderisa kështu thotë edhe Merkel. Se si nuk di ta them, ndryshe nuk do të kisha bërë libra, por propozime. Unë di të them se një shtet nuk ia del dot vetëm.”

E në fakt në rreshtat e këtij romani do të kuptoni se: “Njeriu sado i keq të jetë, do të ndihet gjithnjë njeri, pranë njerëzve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *