Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediet ditën e sotme i bëri jehonë medias amerikane Fox News, e cila pak ditë më parë publikoi një opinion të Agim Neshos, ku krahasonte kryeministrin Edi Rama me presidentin e Venezuelës, Nikola Maduro.
Berisha: Një media e pavarur, Fox News, e kllapos Edi Ramën si Ramaduro i Europës. Por e vërteta është se Edi Rama me Nikola Maduron janë në garë dhe në disa aspekte, Rama i ka edhe më të zeza.
Por, ndërsa vlerësoi Fox News, Berisha në vitin 2008 e ka cilësuar një prej gazetave më të mëdha në botë, Neë York Yimes si letër higjienike, për shkak se publikoi akuza ndaj djalit të tij, qëndrim të cilin e përsëriti edhe sot.
Berisha: Në vitin 2008, ‘New York Times’, një gazetë e respektuar nga unë, publikoi një shkrim, në të cilin absolutisht publikoi një trillim të faktuar mbrapa si trillim. Dhe unë i bëj një letër dhe i them se këto që keni shkruar ju nuk janë të vërteta dhe unë mund t’ua faktoj një, dy, tre. Dhe ‘New York Times’ ra aq poshtë, dhe nuk kishte të bënte me titull, kishte të bënte me fakte të shkruara brenda në artikull, saqë nuk botoi letrën. Dhe unë atëherë thashë atë që thoni ju.





