Pas dorëheqjes së 14 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike në Korçë, sot janë larguar edhe 51 drejtues të strukturave të degëve.

 

Kryetari, Sekretarë dhe Koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas në Korçë janë dorëhequr, dhe shkak është bërë kryedemokrati Lulzim Basha.

 

Sipas tyre, lideri demokrat po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion të interesave të tij personale.

 

“Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese. Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike. Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese. Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *