Subscribe

Ekspertë të Ministrisë së Brendshme kanë gati projektin për shkrirjen e organit administrativ shtetëror ose siç njihet komisionit të policisë rrugore. Ne këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen Gjykatës Administrative per ankesat e tyre, pa pasur nevoje të presin me ditë të tëra në sportelet e policisë. Sipas ekspertëve, kjo kërkon dhe ndryshime të kodit rrugor, por heqja e komisioneve është e domosdoshme pasi për masa administrative nuk mund të bëjë interpretim ligji një strukture e përbëre nga efektivë policie. Në më të shumtën e rasteve, Komisionet i japin të drejtë efektivit, i cili ka vënë gjobën edhe pse ajo mund të jetë abuzive. Ndryshimet e kodit rrugor, pritet të propozohen nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *