Nga kjo e hënë, nuk do të funksionojnë më 9 gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori, në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.

 

Gjykatat e Shkallës së Parë riorganizohen dhe nga sot do të mbeten vetëm 13 të tilla.

 

Gjykatat që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnjë, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse.

 

Gjatë fazës së parë të aplikuar në muajin shkurt, u mbyllën gjashtë gjykatat e Apelit. Dosjet e tyre u mblodhën në kryeqytet, në Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *